Politike

Durrësi i mbytur nga plehrat, Rama: Nuk do hidhen në asnjë zonë tjetër në qytet gjatë fazës së tranzicionit

16 Qershor 2020, 11:23 Nga DOSJA
Durrësi i mbytur nga plehrat, Rama: Nuk do hidhen në asnjë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguaar sërish sot për situatën me plehrat në Durrës. Në një reagim në mediat socialem Rama shkruan se mediat në vend që të dizinformojnë publikun dhe të keq përdorin shqetësimin qytetar, duhet t’i informojnë se nuk do ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni.

Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!”, shkruan Rama. 

Edhe në këtë reagim Rama ka akuzuar mediat se po dizinformojnë publikun për situatën në Durrës. Por nga ana tjetër situata në Durrës flet vetë. Edhe pse u premtua se brenda javës do të zgjidhej situata, sërish në Durrës mbetjet nuk janë hequr nga koshat.

Situata është bërë alarmante në javët e fundit, që pas mbylljes së Porto Romanos. Landfilli u mbyll pasi do bëhet park për qytetarët, por nuk u dha një zgjidhje se ku do shkonin plehrat. Një javë më parë Kryeministri Edi Rama tha se mbetjet do të silleshin në Sharrë, por sërish situata nuk është zgjidhur akoma.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama katastrofa mjedisore ne manze plehrat ne durres edi rama katastrofa mjedisore ne manze plehrat ne durres

Sondazh

Poll