Politike

“COVID-19 hyn në Kryeministri”, denoncimi i PD, Bardh Spahia: Po mbahet e fshehur, do ketë tamponim të gjerë sot atje…

16 Qershor 2020, 10:11 Nga DOSJA
“COVID-19 hyn në Kryeministri”, denoncimi i PD, Bardh Spahia:

TIRANË– Partia Demokratike denoncon se ka raste me persona të infektuar nga koronavirusi edhe në kryeministri. Bardh Spahia në një reagim në rrjetet sociale, thotë se ky fakt po fshihet dhe se protokollet e sigurisë nuk janë respektuar as në institucionin më të lart në vend. “Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton!”,-shkruan Spahia. 

POSTIMI I PLOTË:

COVID EDHE NE KRYEMINISTRI

Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme. Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?
Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.

Reagimi vjen në kohën kur vetëm sot, janë konfirmuar dhe 82 raste të reja me COVID-19. Ministria apelon që qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen për higjienën e tyre, teksa jarta e të prekurve është zgjeruar me 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 50 pacientë dhe që nga nisja e pandemisë 37 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në vend është 571 persona aktivë me COVID-19 dhe që nga nisja e pandemisë janë infektuar 1672.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia covid-19 ne kryeministri koronavirusi ne shqiperi bardh spahia covid-19 ne kryeministri koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll