Politike

Basha në Kamëz: Takova biznesin e vogël, janë një krizë të thellë e nuk janë ndihmuar nga qeveria

16 Qershor 2020, 13:24 Nga DOSJA
Basha në Kamëz: Takova biznesin e vogël, janë një

KAMËZ- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me qyetarët në Kamëz. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se ka takaur qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël e sipas tij ishin zhytyur në varfëri dhe janë braktisur nga qeveria.

Më tej numri një i PS shkruan se në planin e tij qeverisës të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t’iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Basha shton se kur të vijë në pushtet do u ulë taksat bizneseve në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat.

“Në Kamëz, ashtu si dhe në gjithë Shqipërinë takova qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të zhytur në varfëri, të braktisur nga qeveria dhe në pamundësi për të siguruar mbijetesën. Qytetarë të papunë, biznese të zhytura në borxhe, taksa dhe fatura të larta si dhe ulja drastike e fuqisë blerëse janë kryefjalë në jetën e çdo fshati, lagjeje dhe qyteti të Shqipërisë. Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve.

Ndërsa shqiptarët varfërohen, oligarkët vazhdojnë të shtojnë pasuritë që i bashkëndajnë me qeveritarët. Qytetarëve të Kamzës dhe çdo shqiptari sot i duhet një qeveri normale që t’iu krijojë mundësi për të jetuar e punuar. Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t’iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat. Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune. Nën qeverisjen tonë ata nuk do të përzgjedhin më Maqedoninë e Veriut e Serbinë, siç po ndodh sot. Mbështetja e sipermarrësve të rinj dhe punësimi i të rinjve do të jetë ndër prioritetet kryesore të miat dhe të Partisë Demokratike”, shkruan Basha.

Prej ditësh kreu i Partisë Demokratike ka nisur një tur takimet me qytetarë e biznese të vogla në Tiranë. Basha shprehet se të gjithë bizneset që ka takuar i janë ankuar se janë në një krizë të thellë dhe nuk janë ndihmuar nga qeveria.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll