Bota

Rriten tensionet/ Koreja e Veriut hedh në erë zyrën ndërlidhëse me Jugun, kërcënon me dërgimin e ushtrisë në zonën ku

16 Qershor 2020, 08:23 Nga DOSJA
Rriten tensionet/ Koreja e Veriut hedh në erë zyrën

KORE E VERIUT– Janë ndezur tensionet mes dy Koreve, ku së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se Koreja e Veriut  ka hedhur në erë zyrën e saj të përbashkët ndërlidhëse me Jugun pasi motra e liderit komunist,  Kim Jong Un ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër Seulit.

Dailymail shkruan se një shpërthim u dëgjua dhe vendi u mbulua nga  tymi në  qytetin kufitar të Koresë së Veriut, ditën e sotme Kaesong të martën, njoftoi agjensia e lajmeve Yonhap e Jugut. Pra shpërthimi ka ndodhur afër kompleksit të përbashkët industrial, ku ndodhet zyra  ndërlidhëse Veri-Jug.

Ushtria e Koresë së Veriut ka paralajmëruar se është e gatshme të hyjë në zonën e demilitarizuar në kufi me Jugun. Gjatë fundjavës, Kim Yo-jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha se do ta urdhëronte ushtrinë të përgatitej për të hedhur hapin e rradhës.

Ushtria është shprehur e gatshme të kthehet në vijën e parë të luftës dhe të ngrejë vigjilenacën ushtarake. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes në Korenë e Jugut, iu përgjigj kërcënimeve duke thënë se po punonte me SHBA për të monitoruar nga afër lëvizjet ushtarake në Veri.

Burimi:  Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un kim yo-jong kore e jugut kore e veriut kim jong un kim yo-jong kore e jugut kore e veriut

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2020, 07:54

GJENEVË– Një kohë që rastet e reja sa vijnë dhe shtohen në mbarë botën, udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka b...