Bota

Mbi 8.1 milionë të infektuar në të gjithë globin/ Covid-19 shpërthen sërish në Kinë, OBSH: Virusi po përhapet me shpej

16 Qershor 2020, 08:05 Nga DOSJA
Mbi 8.1 milionë të infektuar në të gjithë globin/

Amerika është një nga vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,182,950 të infektuar dhe janë shënuar 118,283 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtetet ka shkuar në 17.580. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 439 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen mbi 44 mijë viktima.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Sipas mediave prej 12 qershorit janë regjistruar 106 raste të reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,221 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,371 viktima dhe në Francë 29,439.  Qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë  kanë humbur 27,136 qytetarë.

Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë sot udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2020, 07:54

GJENEVË– Një kohë që rastet e reja sa vijnë dhe shtohen në mbarë botën, udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka b...