Bota

Nuk zgjati shumë “fitorja”, Zelanda e Re regjistron 2 raste të reja me Covid-19, gratë kishin udhëtuar në Britani

16 Qershor 2020, 09:24 Nga DOSJA
Nuk zgjati shumë “fitorja”, Zelanda e Re regjistron 2 raste

ZELANDË E RE– Në një kohë që Europa po rihapet, vendet që “luftuan” të parat koronavirusin mesaduket po përballen sërish me një shpërthim të ri të këtij virusi vdekjeprurës. Pas Kinës që ka mbi 3  ditë që ka konfirmuar raste  të reja, edhe Zelanda e Re, vend i cili “shpalli fitoren”një javë më parë, sot ka regjistruar dy raste të reja me Covid-19.

Ky lajm është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re, por këto raste janë të parat për 24  ditë.

Ndër të tjera mësohet se dy pacientet e infektuara janë  dy gra të së njëjtës familje, të cilat kishin udhëtuar kohët e fundit në Britaninë e Madhe dhe  në Australi.

Dy gratë u lejuan që të dilnin nga izolimi në një hotel në Auckland dhe të udhëtonin drejt Uellingtonit përmes një automjeti privat në mënyrë që të shkonin të vizitonin një të afërt që më pas ndërroi jetë.

“Një rast i ri është diçka për të cilën ne shpresuam që nuk do të ndodhte, por për të cilën jemi të përgatitur.”- deklaroi  Ashley Bloomfield, nga autoritetet e Shëndetit në vend.

Ndër të tjera ai thotë se gratë  kishin pasur simptoma ta lehtë, por i kishin neglizhuar. Shtohet gjithashtu se ato nuk përdorën asnjë mjet të transportit publik gjatë udhëtimit të tyre.

Kujtojmë se një javë më parë  Zelanda e Re i hoqi pothuajse të gjitha masat kufizuese, edhe pse kufizimet për të hyrë brenda shtetit mbeten në fuqi. Me rritjen e rasteve të reja, numri i të   infektuarve ka shkuar në 1,156.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne zelanden e re raste te reja ne zelanden e re koronavirusi ne zelanden e re raste te reja ne zelanden e re

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2020, 07:54

GJENEVË– Një kohë që rastet e reja sa vijnë dhe shtohen në mbarë botën, udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka b...