Bota

Dita Ndërkombëtare e Remitancave, të gjithë sytë nga Diaspora

16 Qershor 2020, 08:40 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Remitancave, të gjithë sytë nga

TIRANË- 16 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Remitancave të Familjes. Remitancat përfaqësojnë të ardhurat që migrantët dërgojnë në vendlindje për familjarët e tyre.

Kjo datë është një nderim edhe i përpjekjeve të qindra-mijëra migrantëve shqiptarë, të cilët me të ardhurat e tyre, sigurojnë një të ardhme më të mirë për familjet në Shqipëri.

Duke vlerësuar këtë kontribut, mirëmenaxhimi i remitancave në dobi të familjeve e të vendit si edhe formalizimi i kanaleve të dërgimit të tyre në atdhe, janë ndër objektivat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Diasporës.

Për të rritur kontributin e Diasporës në përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimin e Shqipërisë, Strategjia nxit zbatimin e praktikave më të mira dhe një mjedis të favorshëm për rritjen e rolit të dërgesave të emigrantëve në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora disapora shqiptare dita ndërkombëtare e remitancave disapora shqiptare dita ndërkombëtare e remitancave

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2020, 07:54

GJENEVË– Një kohë që rastet e reja sa vijnë dhe shtohen në mbarë botën, udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka b...