Bota

16 Qershor 2020, 07:54 Nga DOSJA

GJENEVË– Një kohë që rastet e reja sa vijnë dhe shtohen në mbarë botën, udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi edhe në Pekini raportoi raste të reja të koronavirusit, teksa kishte prej në muajin prill pa raste të reja. Sikurse deklarojnë edhe zyrtarët e OBSH  bota mund të përballet me një valë të dytë të pandemisë.

Ndërkohë që deri më tani  shënoi me qindra mijëra të vdekur, Europa ka nisur të rihapet, por është Kina ajo që po përballet sërish me një shpërthim të ri, duke detyuar që të mbyllë një pjesë të konsiderueshme të Pekinit.

Deri më tani numri i të infektuarëve ka shkuar në 8 milionë, dhe numri i të vdekurve në 439,427, ndërkohë Ghebreyesus është shprehur se janë dashur dy muaj për të regjistruar 100,000 raste të prekura me këtë virus, që tani përbën shifër ditore të infektimi dhe se virusi është duke u përhapur me shpejtësi në Azi dhe territorin amerikan.

Ky pralajmërim për marrje të masave, me qëllim të luftimit të këtij virusi, kanë ardhur pasi Kina ka rritur numrin e testimeve dhe ka izoluar disa pjesë të kryeqytetit të saj, me qëllim të kontrollimit të shpërthimit të ri, pas shqetësimeve se kjo mund të jetë vala e dytë e sëmundjes, Covid-19.

Në gjithë Pekinin, 29 ndërtesa janë izoluar pasi të gjitha pikat e hyrjes janë duke u kontrolluar dhe janë vendosur rregulla të ashpra në lëvizje. Prej 12 qershorit janë regjistruar 106 raste të reja të të infektuarve në Pekin, të cilat duket se kanë marrë virusin në një treg të ushqimit.

Burimi: UNnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë obsh shperthimi i ri i virusit tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi në kinë obsh shperthimi i ri i virusit tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll