Sport

Immobile mund të kthehet në një “qymyrxhi”, ekipi anglez gati ofertën e çmendur për sulmuesin e Lazios

16 Qershor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Immobile mund të kthehet në një “qymyrxhi”, ekipi

ITALI-Arabët e Newcastle United shënjestrojnë Ciro Immobilen si goditjen e madhe për sulmin. Kryegolashënuesi i Serie A pëlqehet shumë nga drejtuesit e rinj të qymyrxhinjëve të cilët kërkojnë të ndërtojnë një skuadër kompetitive për të garuar për 4 vendet e para në Premier League.

Për të bindur Lazion, Newcastle ka përgatitur një ofertë prej 55 milionë eurosh të cilat do të shkojnë në arkat e Lotitos ndërkohë që Immobiles i ofrohet një kontratë 5-vjeçare me plot 8 milionë euro në sezon si pagë vjetore.

Aktualisht 30-vjeçari italian është nën kontratë me Lazion deri në vitin 2023, ndërkohë që bardhekaltrit i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 2025 me një pagë prej 4 milionë eurosh, gjysmën e asaj që mund t’i japë Neëcastle.

 

.E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport immobile lazio newcastle immobile lazio newcastle

Sondazh

Poll