Aktualitet

Fluturimet nga Rinasi, denoncimi i gazetares: Janë hapur vetëm linjat ku nuk shkon “Air Albania”

Gazetarja Mirilda Tili ka denoncuar monopolin e krijuar nga "Air Albania" me fluturimet. Sipas saj, pavarësisht se Shqipëria është vend i lirë për të kryer fluturime, ministrja Balluku po lejon vetëm linjat ku nuk shkon "Air Albania".
Featured image of article: Fluturimet nga Rinasi, denoncimi i gazetares: Janë hapur vetëm linjat ku nuk shkon “Air Albania” Aeroporti i Rinasit

TIRANË – Gazetarja Mirilda Tili ka denoncuar monopolin me fluturimet e “Air Albania”. Sipas saj, Shqipëria është një vend tërësisht i lirë për të fluturuar, por janë hapur vetëm linjat ku nuk shkon “Air Albania”. Ajo akuzon ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, se po bllokon udhëtimet e tjera vetëm për të bërë riatdhesimet me “Air Albania”, që të shiten biletat me nga 300 euro.

Postimi i plotë

Qe te merremi vesh! Shqiperia zyrtarisht ka dale nga NOTAM (pra vend teresisht i lire per te fluturuar nga dhe per). Madje qe mbreme. Pyetja shume milioneshe eshte: Pse ministerja Belinda Balluku, nuk lejon fluturimet? A po behet ky bllokim vetem me pretendimin per te bere “riatdhesimet” me AIR ALBANIA? Pra qe te shiten biletat me nga 300 euro, vetem per nje kompani dhe jo te hapet tregu? Se do me thoni: qe disa linja jane hapur. Po keninte drejte, ato ku nuk shkon Air Albania jane hapur. Si dhe ato linja qe nuk kane kellqe keta tanet te kundershtojne. Dhe ambasadori zviceran, qe ishte nisir per Zvicer, Adrian Maître, mbeti rrugeve dhe u nis nga Viena sot. Edelweiss nisej nga Tirana sot per ne Zyrih, por jo. Ste le Balluku! Ja keshtu….. Ja dhe dokumentet per siguri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment