Aktualitet

Masakra e 2 prillit 1991/ Basha: Monstra që vrau 4 dëshmorët po përpëlitet, do ta rrëzojmë

2 Prill 2019, 09:17 Nga DOSJA
Masakra e 2 prillit 1991/ Basha: Monstra që vrau 4 dëshmorët po

Shkodër-Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Shkodra ku mori pjesë në ceremoninë e dëshmorëve të 2 prillit 1991 u shpreh  monstra që vrau 4 dëshmorët po përpëlitet dhe se shqiptarët shumë shpejt do ta rrëzojmë. Basha theksoi se Shkodra nuk e shet votën dhe shqiptarët do të rrëzojnë sistemin racist të Ramës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Protesta madhështore e shkodranëve dhe shqiptareve ka si qëllim rikthimin e demokracisë. Shkodra është qytet që ka dëshmi të pandërprera të historisë tonë, shenja që  tregojnë se Shkodrën e kemi si Jeurzalin tonë.

Shkodra do ta bëjë hasha këdo që shet votën. Shkodra do ta përzejë rregjimin e hajnit që po na largon nga Europa. Sot është dita që t’i drejtohem Shkodrës dhe shkodranëve, që së bashkë me dhimbjen e thellë që kemi dhe duhet të jemi krenarë për të çmimin edhe pse kemi pagua një çmimm.

Monstra që shkaktoi 4 dëshmorët e dy prillit nuk ka vdekur, ajo po përlitet si bishë e plagosur. Unë jam plot besim, se këtu dot ë jemi në lartësinë e thirrjes së pavdekshme “E duam Shqipërinë” si gjithë Europa. Monstrat e 2 prill duan të mbajnë me zor një pushtet racist. Do ta fitojmë këtë betejë duke mos llagaritur çmimin që do paguajmë, si paguam më 2 prill të 1991. Ne do të fitojmë, lavdi dëshmorëve të dy prillit. Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Shkodër. Të vrarë në këtë masakër ngelën Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, student të rinj. Familjarët kërkuan përgjegjësitë dhe sërish gishtin e përgjegjësisë e vunë tek Gramoz Ruçi.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha shkoder masakra e 2 prillit 1991 lulzim basha shkoder masakra e 2 prillit 1991

Sondazh

Poll