Aktualitet

28 vite nga masakra e 2 prillit, Basha dhe demokratët homazhe tek Memoriali i Dëshmorëve

2 Prill 2019, 07:39 Nga DOSJA
28 vite nga masakra e 2 prillit, Basha dhe demokratët homazhe tek Memoriali

SHKODËR- U përkujtuan sot në Shkodër, 4 dëshmorët e rënë në masakrën e 2 prillit të vitit 1991. Të vrarë në këtë masakër ngelën Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, student të rinj. Sot në Shkodër në ceremoninë përkujtimore tek Memoriali i Dëshmorëve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, kanë vendosur kurora me lule dhe kanë mbajtur fjalime për atë që ndodhi 28 vite më parë. Kryetari i PD, tha se për këtë ngjarje nuk kanë dalë përgjegjësitë, por shtoi se PD është larguar nga parlamenti që nuk harroi t’a quante strofulla e krimit. Në këtë ceremoni mungoi Brahim Bilali, kryetari i Shoqatës 2 prilli, i cili u vra 3 ditë më parë në një atentat.

Çfarë ka ndodhur në 2 Prill 1991?

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Zhvillimet orë pas ore nga përkujtimi i ceremonisë

Ora 11:37- Përkujtimi i masakrës së 2 prillit, ironia e hidhur…kryetari i shoqatës Brahim Bilali u vra 3 ditë më parë

28 vite nga masakra e dy prillit 1991 në Shkodër është përkujtuar me një tjetër mungesë. Kryetari i Shoqatës 2 prilli, Brahim Bilali këtë vit nuk ka qenë i pranishëm këtë vit në homazhet e zhvilluara për katër dëshmorët, pasi vetëm tre ditë më parë ai u vra me breshëri plumbash tek dera e shtëpisë së tij.

Ora 11:20: Masakra e 2 prillit, nëna e Besnik Cekës: Djalin ma vrau Gramoz Ruçi, s’ja shoh dot surratin

E ëma e Besnik Cekës, njërit prej viktimave të 2 prillit ka deklaruar se djalin e saj dhe të tjerët i vrau Gramoz Ruçi. Ai u shpreh se ngjarja duhet të zbardhet dhe se Gramoz Ruçi nuk duhet të jetë në krye të parlamentit.

Ora 11:15: Masakra e 2 prillit/Basha: Monstra që vrau 4 dëshmorët po përpëlitet, do ta rrëzojnë

Kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh nga Shkodra se monstra që vrau 4 dëshmorët po përpëlitet dhe se shqiptarët shumë shpejt do ta rrëzojnë qeverinë.

Ora 11:07 – Mbesa e Nazmi Kryeziut: Autorët shpërblehen me poste shtetërore

Mbesa e Nazmi Kryeziut, Adela ka bërë apel për kapjen e autorëve dhe jo shpërblimin e tyre me poste shtetërore. Sipas saj, dhimbja e familjarëve është akoma shumë e madhe. 

[sgallery url=”https://dosja.al/masakra-e-2-prillit-ne-shkoder-fotot-e-rralla/”]

Ora 11:02- Basha: S’kanë dalë përgjegjësitë, ne ikëm nga strofulla e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore për 4 dëshmorët e masakrës së 2 prillit në Shkodër. Pasi vendosi kurora me lule në memorialin e tyre, kryetari i PD tha se për këtë ngjarje nuk janë marrë përgjegjësitë e duhura.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha masakra e 2 prillit 1991 shkoder lulzim basha masakra e 2 prillit 1991 shkoder

Sondazh

Poll