Aktualitet

Masakra e 2 prillit, nëna e Besnik Cekës: Djalin ma vrau Gramoz Ruçi, s’ja shoh dot surratin (VD)

2 Prill 2019, 08:50 Nga DOSJA
Masakra e 2 prillit, nëna e Besnik Cekës: Djalin ma vrau Gramoz

Shkodër-  Ditën e sotme në Shkodër po zhvillohet cermonia  e vendosjes së kurorave në Memorialin e Dëshmorëve të 2 Prillit të vitit 1991.

Në këtë ceremoni ndodhet edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Të pranishëm  janë edhe familjarët e viktimave të 2 prillit. Nëna e Besnik Cakës, njëri prej viktimave është shprehur se djalin e saj e vrau Gramoz Ruçi.   

“Për ngjarjen e dy prillit gjithkush mund ta dijë sesi ka ndodhur, Shkodra atë ditë ka përjetuar një tmerr, as lufta e dytë botërore nuk ka ndodhur ashtu si e bëri Gramoz Ruçi këtu. Edi Rama nuk e do Shkodrën, se Shkodra është e para që i dha shkëndijën demokracisë. Djemtë tanë u vranë me snajper me urdhër të Gramoz Ruçit që ishte ministër i brendshëm. Shumë mirë e përmend 21 Janarin, pse nuk e përmend 2 Prillin. Unë kërkoj që Gramoz Ruçi të mos jetë më në Kuvend. Djemtë tanë ranë për një demokraci të pastër, jo për një Shqipëri të mbytur me drogë dhe me korrupsion. Unë jam e zhgënjyer sa herë e shoh në Kuvend, nuk dua t’ja shikoj surratin”u shpreh Maja Ceka.  

Theksojmë se Gramoz Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në vitin 1991 dhe akuzohet se ka dhënë urdhërin për vrasjen e djemëve të rinj.

Çfarë ka ndodhur në 2 Prill 1991?

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Video marrë nga Fax News:

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben broci besnik ceka bujar bishanaku flet maja ceka nazmi kryeziu vrasja 2 prill të 1991 arben broci besnik ceka bujar bishanaku flet maja ceka nazmi kryeziu vrasja 2 prill të 1991

Sondazh

Poll