Aktualitet

Sherri me shkop bejsbolli dhe thikë, kamarieri thirri kushëririn pas sherrit me pronarin e lokalit (EMRAT)

15 Qershor 2020, 15:19 Nga DOSJA
Sherri me shkop bejsbolli dhe thikë, kamarieri thirri kushëririn pas

TIRANË -Detaje të reja janë mësuar në lidhje me sherrin e dhunshëm të 2 ditëve më parë në Tiranë në rrugën Dritan Hoxha,  ku u përfshinë 6 persona. Për ngjarjen në fjalë janë arrestuar shtetasit Besim Sokolaj, 44 vjeç, Shkëlqim Sokolaj 48 vjeç dhe Edmond Gosturani 25 vjeç. Këta të fundit akuzohet se kanë dhunuar Xhuljo Musën, i cili ka bërë denoncimin në polici.

Mësohet se Musa është goditur me shkop bejsbolli dhe më pas me thikë në krahun e djathtë. I plagosur gjithashtu ka mbetur edhe Marvano Qerimi.

Shkak për konfliktin është bërë një ngjarje e disa ditëve më parë, ku kushëriri i Xhulio Musait, i cili punonte në lokalin e vëllezërve Sokolaj, ishte përplasur një klient, pasi ky e kishte ofenduar më parë. Kundërpërgjigja e kamarierit nuk është pritur mirë nga pronarët, të cilët janë konfliktuar me të dhe në sherr u përfshi gjithashtu kushëriri i tij, Marvano Qerimi dhe Denis Musa.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr në tiranë sherr në tiranë

Sondazh

Poll