Aktualitet

Edukatorja e infektuar me koronavirus, mbyllet çerdhja nr.16 në ish-Bllok, vetëkarantinohet stafi

15 Qershor 2020, 15:13 Nga DOSJA
Edukatorja e infektuar me koronavirus, mbyllet çerdhja nr.16 në

TIRANË– Mbyllet çerdhja nr.16 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë pasi është bërë pjesë e një hetimi epidemiologjik. Dje Dosja.al raportoi se një prej edukatoreve i ishte bërë testi për koronavirus dhe kishte rezultuar pozitive.

Të parët që janë lajmëruar për mbylljen e çerdhet janë prindërit e fëmijëve, ndërsa për stafin është vendosur që të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Një tjetër rekord është regjistruar sot në Shqipëri. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar 69 persona.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19 dhe të prekur që nga nisja e pandemisë 1590.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cerdhja ne tirane koronavirusi ne shqiperi tirane cerdhja ne tirane koronavirusi ne shqiperi tirane

Sondazh

Poll