Aktualitet

COVID-19 nuk kursen as të miturit, mjekja Kule flet me SHIFRA: Kemi 88 fëmijë të infektuar, u prekën nga kontaktet me famil

15 Qershor 2020, 15:21 Nga DOSJA
COVID-19 nuk kursen as të miturit, mjekja Kule flet me SHIFRA: Kemi 88

TIRANË– Infektimet e koronavirusit kanë pësuar rritje konstante ditë pas dite. Edhe pse autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, sërish rastet kanë pasur vetëm rritje.

Në Shqipëri ndryshe në vendet e tjera ka pasur edhe shumë fëmijë të infekuar nga pandëmia. Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve e ftuar në studion e “ABC News” ka folur për një shifër të saktë infektimesh.

Sipas mjekes Kuli, 88 fëmijë janë prekur nga COVID-19, në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë por 70 % e tyre kanë qënë simptomatik ose me simptoma shumë të dobëta të COVID-19.

Në momentin që flasim kemi 88 fëmijë të infektuar. Të gjithë fëmijët janë infektuar nga kontaktet e familjarëve. Pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta. Asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar”, tha mjekja.

Një tjetër rekord është regjistruar sot në Shqipëri. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar 69 persona.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19 dhe të prekur që nga nisja e pandemisë 1590.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjeorgjina kuli koronavirusi ne shqiperi gjeorgjina kuli koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll