Aktualitet

Përfundon operacioni antidrogë në Itali/ Arrestohen 13 persona, mes tyre 6 shqiptarë (EMRAT)

15 Qershor 2020, 15:26 Nga DOSJA
Përfundon operacioni antidrogë në Itali/ Arrestohen 13 persona,

ITALI- Karabinierët në Itali kanë përfunduar ditën e sotme operacionin të koduar “Pineta bianca”, ku kanë arrestuar 13 persona ku 6 prej tyre shtatas shqiptarë.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se shqiptarët dhe italianët, akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se 5 shqiptarët e arrestuar janë: Besnik Dini, 38 vjeç, rezident në Frosinone, Françesko Gjergji 24- vjeç banues në Frosinone, Altin Prendi, 32 vjeç, ishte ndërkohë në burgun e Cassinos për një tjetër krim, Rafaelo Gjoka 27 vjeç, banues në Frosinone dhe Dik Tafa 23 vjeç, Frosinone, ndërkohë shqiptari Arbër Tafa, 30 vjeç është në arrest shtëpie.

Po ashtu bëhet e ditur se një shqiptar me emrin  Jetmir Dini është shpallur në kërkim.

Operacioni nisi sot në orët e para të mëngjesit nga karabinierët e kompanisë së Frosinones që ka zbatuar urdhrat e Gjykatës së Romës, ndërsa hetimet mbi të dyshuarit kanë nisur që në janar 2017.

Burimi:ciociariaoggi.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin prendi besnik dini dik tafa i arbër tafa shqiptaret ne itali altin prendi besnik dini dik tafa i arbër tafa shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll