Aktualitet

Digjet banesa e të moshuarës pranë spitalit “Nënë Tereza”, 78-vjeçarja shpëton pa asnjë lëndim

15 Qershor 2020, 15:48 Nga DOSJA
Digjet banesa e të moshuarës pranë spitalit “Nënë

TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme në Tiranë. Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e një 78-vjeçareje në rrugën “Memo Meto”.

Sipas Policisë, pavarësisht zjarrit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale pasi forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në kohë reale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Memo Meto”, ka rënë zjarr në banesë, e shtetases S.M., 78 vjeçe, ku nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bën të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane zjarr ne tirane tirane zjarr ne tirane

Sondazh

Poll