Aktualitet

Grabitën mbi 1 milion lekë orendi shtëpiake dhe bagëti të imëta, arrestohen dy personat në Sarandë

15 Qershor 2020, 11:17 Nga DOSJA
Grabitën mbi 1 milion lekë orendi shtëpiake dhe bagëti

SARANDË– Dy persona me inicialet M. B., 42 vjeç dhe E. K., 38 vjeç banues në fshatin Gjashtë, Sarandë janë vënë në pranga pasi akuzohen për një seri vjedhjesh. Ata janë kapur pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur disa bagëti të imta të shtetasit E. M., Sarandë.

Pasi ka mbërritur Policia në vendngjarje, ata kanë tentuar largohen, por në tentativë e sipër janë kapur. Të arrestuarve u është gjetur edhe një thikë.

Pas hetimeve paraprake, dy të prangosurit akuzohen se janë autorë të vjedhjeve së 3 banesave në pronësi të shtetasve O. S., N. S. dhe A. K., në fshatin Krane, disa ditë më parë, ku dyshohet se kanë marrë orendi shtëpiake me vlerë rreth 120.000 lekë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.06.2020, shtetasit M. B., 42 vjeç dhe E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur disa bagëti të imta të shtetasit E. M., Sarandë. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve, të cilët në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen me shpejtësi me një motomjet, por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë. Pas kontrollit të ushtruar Policia u ka gjetur edhe një mjet prerës, i cili është sekuestruar në cilësinë e armës së ftohtë.Gjithashtu, nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve së 3 banesave në pronësi të shtetasve O. S., N. S. dhe A. K., në fshatin Krane, disa ditë më parë, ku dyshohet se kanë marrë orendi shtëpiake me vlerë rreth 120.000 lekë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapen hajdutet ne sarande sarande kapen hajdutet ne sarande sarande

Sondazh

Poll