Aktualitet

Tjetër punonjës pozitiv me COVID-19, Bashkia e Durrësit mbyll dyert për qytetarët

15 Qershor 2020, 11:13 Nga DOSJA
Tjetër punonjës pozitiv me COVID-19, Bashkia e Durrësit mbyll

DURRËS– Bashkia e Durrësit është një nga institucionet e prekura nga COVID-19. Sipas informacioneve mësohet se një tjetër punonjës i sektorit të urbanistikës ka rezultuar pozitiv, ndërsa të gjithë punonjësit e sektorit janë vetëkarantinuar.

Po ashtu dhe shumë punonjëst të tjerë kanë karantinuar edhe pse nuk kanë pasur kontakte direkte më të infektuarit.  

Ndërkohë bashkia ka marrë dhe masa për të ruajtur qytetarët, duke mbyllur dyert sot dhe nuk zhvillon më takime dhe nuk jep më shërbime për ta. Para bashkisë qëndrojnë disa policë të cilët informojnë qytetarët për këtë masë.

Një tjetër rekord është regjistruar sot në Shqipëri. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar 69 persona. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bërë një thirrje bizneseve të zbatojnë rigorozisht protokollet e sigurisë dhe apelon qytetarët për masat e kujdesit vetjak pë të frenuar përhapjen e COVID-19. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19 dhe të prekur që nga nisja e pandemisë 1590.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia durres covid ne bashkine durres masat kunder covid 19 bashkia durres covid ne bashkine durres masat kunder covid 19

Sondazh

Poll