Aktualitet

VIDEO/ I moshuari sillet me urgjencë tek Infektivi, shfaq vështirësi në frymëmarrje dhe mbahet te muri

15 Qershor 2020, 11:07 Nga DOSJA
VIDEO/ I moshuari sillet me urgjencë tek Infektivi, shfaq

TIRANË- Ka mbërritur rasti i parë me koronavirus për ditën e sotme te Spitali Infektiv. Gazetari Erjon Skëndaj ka kapur momentin që tregon momentin kur ambulanca me të sëmurin mbërrin tek Infektivi.

Siç shihet dhe në video, i moshuari, që është sjellë nga Shkodra, nxirret nga ambulanca dhe niset në këmbë drejt derës së spitalit, por shfaq vështirësi në lëvizje dhe frymëmarrje. I moshuari shfaq probleme të tjera dhe mbështet tek muri, dhe i është dashur një karrige me rrota.

Një tjetër rekord është regjistruar sot në Shqipëri. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar 69 persona. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bërë një thirrje bizneseve të zbatojnë rigorozisht protokollet e sigurisë dhe apelon qytetarët për masat e kujdesit vetjak pë të frenuar përhapjen e COVID-19. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19 dhe të prekur që nga nisja e pandemisë 1590.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i moshuari tek infektivi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 i moshuari tek infektivi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll