Aktualitet

IKMT vijon shembjet në Shkozë, projekti i hap rrugën ndërtimit të Lotit 3 të Unazës së Madhe

15 Qershor 2020, 11:02 Nga DOSJA
IKMT vijon shembjet në Shkozë, projekti i hap rrugën

TIRANË- Inspektoriati Komëbtar i Mbrojtjes së territorit ka nisur sot shembjen e godinave në Shkozë. Sipas informacioneve bëhet me dije se objektet do të shemben për t’i hapur rrugë Unazës Lindore të Tiranës.

Aksioni i sotëm është në ditën e dytë, por disa ditë më parë janë shembur dhe 12 objekte të tjera në këtë zonë.

Por IKMT do të vijojë aksionin dhe në ditët në vijim, pasi janë bërë gati disa objekte të tjera për tu shembur. Loti i 3-të i Unazës Lindore është pjesë e Unazës së Madhe, projekt i cili ka disa vite që ka filluar.

Pak kohë më parë  banorët e Shkozës kanë dalë në protestë dhe kanë qenë kundër shembjes së banesave të tyre, pasi janë shprehur se nuk kanë marrë shpërblime.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembjent ne shkoze shembjet ne shkoze unaza e madhe shembjent ne shkoze shembjet ne shkoze unaza e madhe

Sondazh

Poll