Aktualitet

“Maskat janë të detyrueshme”, TIA njofton udhëtimet e riatdhesimeve: Ja destinacionet nga ku do fluturohet

15 Qershor 2020, 10:54 Nga DOSJA
“Maskat janë të detyrueshme”, TIA njofton udhëtimet e

TIRANË- Aeroporti “Nënë Tereza” në një njoftim për mediat ka bërë me dije se nga sot do të rifillojnë fluturimet. Sipas njoftimit, thuhet se sot do të ketë fruturime nga disa destinacione për riatdhesimet.

Fluturimet do të bëhen nën masat e COVID-19 dhe u kërkohet të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës dhe njoftohet se mbajtja e maskave është e detyrueshme.

 “Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet e mëposhtme: Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05; Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00; Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15; Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare”, shkruan TIA.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i riatdhesimit tirana international airport operacioni i riatdhesimit tirana international airport

Sondazh

Poll