Aktualitet

ME VIDEO/ Dalin pamje të reja nga Mamurrasi, momenti kur autorët largohen pasi ekzekutuan Bujar Likën dhe Paulin Markajn, të

15 Qershor 2020, 10:05 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Dalin pamje të reja nga Mamurrasi, momenti kur autorët

TIRANË– Janë publikuar pamje të reja nga vrasja e Bujar Likës dhe biznesmenit Paulin Gjetgji Markaj. Filmimet e siguruara nga SYRI.net dhe të marra nga kamerat e sigurisë së hotelit ‘A&A’, ku ndodhi edhe krimi i dyfishtë.

Në pamjet e publikuara ditën e sotme, shihet momenti i fundit nga ‘puna e kryer’ në sheshin e hotelit “A.A”, dhe kur djemtë e veshur si policë dhe me rroba ushtarake, largohen nga vendi i ngjarjes.

Siç dallohet edhe nga pamjet, personi i veshur me ushtarake, vrapon sa në një cep në tjetrin dhe më pas ndalon në derën e hotelit, aty ku po dilte personi tjetër i veshur i ushtar.

Ky i fundit, kishte në dorë edhe Kreshnik Tushajn, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të dyfishtë (mënyra u publikua dje).

Kështu, dy të veshurit si ushatrë, tërheqin zvarrë Tushajn, e maskuar si polic dhe e fusin brenda në makinën e zezë që i pret pak metra më tej.

Një ditë më parë, u [ublikuan pamjet e ekzekutimit të dyshitë të Bujar Likës dhe Paulin Markajt.

Videoja tregoi se fillimisht, i pari në dhomë hyn autori, i cili dyshohet se është Kreshnik Tusha! Me kallash në dorë, ai i afrohet objektivit dhe nis të qëllojë. Pikërisht në këtë moment, kundërpërgjigjet edhe Lika, i cili nxjerr armën dhe nis të qëllojë për të mbrojtur veten. I papërgatitur për kundrazjarrin, autori me rroba policie bie në tokë dhe plagoset nga objektivi që ai duhej të eliminonte. Mirëpo edhe pse i plagosur, ai nuk ndalon dhe vijon të qëllojë kundër dyshes që po rezistonte duke u dalë nga “plani”.

Një nga shokët vjen të marrë Tushën dhe e tërheq zvarrë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj, ku për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji (Marku), 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç. Gjergji (Marku) u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha shpëtoi pavarësisht plagës së marrë. Ende nuk ka një të ndaluar në lidhje me ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika paulin gjergji markaj vrasje e dyfishte vritet biznesmeni bujar lika bujar lika paulin gjergji markaj vrasje e dyfishte vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll