Aktualitet

“Ah moj Ola, unë po iki, s’jam mirë…”/ Fjalët e fundit të Moikom Zeqos për gazetaren Ola Bruko, i refuzoi ftesën

15 Qershor 2020, 10:48 Nga DOSJA
“Ah moj Ola, unë po iki, s’jam mirë…”/

TIRANË– Gazetarja Ola Bruko i ka dedikuar një status studiuesit të ndjerë Mikom Zeqos, i cili u nda sot nga jeta.

Në një status në profilin e saj në Facebook, shkruan se i ka dhembur kur Zeqo i ka refuzuar ftesën për intervistë pasi ishte sëmurë, ashtu siç i dhembi sot lajmi i hidhur.

Ah moj Ola, unë po iki..,nuk jam fare mirë, nuk mundem të vij” me tha ai..! Më trishtoi pa masë ajo përgjigje, dhe sot me trishtoi shumë ndarja nga kjo jetë e profesorit të nderuar Moikom Zeqo! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të dashurve te tij,”– shkruan Ola Bruko.

Moikom Zeqo, shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit, është ndarë sot nga jeta.

Zeqo u shua në moshën 71-vjeçare, në banesën e tij në kryeqytet. Studiuesi i njohur vuante prej shumë vitesh nga leuçemia akute, të cilës nuk i bëri dot ballë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moikom zeqo ola bruko moikom zeqo ola bruko

Sondazh

Poll