Politike

‘Respektoj luftën e saj parimore’/ E diela i gjen bashkë! Ambasadorja Yuri Kim takon Rudina Hajdarin, deputetja: Faleminde

14 Qershor 2020, 17:13 Nga DOSJA
‘Respektoj luftën e saj parimore’/ E diela i gjen bashkë!

TIRANË– Deputetja dhe njëkohësisht bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Të dyja kanë publikuar detaje nga takimi i tyre në rrjetet e tyre sociale.

Fillimisht për takimin ka folur ambasadorja Kim, e cila është shprehur se ka diskutuar me Hajdarin vendimin e saj për të firmosur marrëveshjen e “Zgjedhores” në mënyrë që vendi të plotësojë kushtet që të çelë negociatat me Europën.

Takova Rudina Hajdarin për të diskutuar lidhur me udhëheqjen e saj në Këshillin Kombëtar për Integrimin në BE dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore,”-shkruan Kim.

Më tej, për takimin ka folur edhe deputetja Hajdari, e cila ka falenderuar edhe njëherë ambasadoren Kim për mbështetjen që ka dhënë për arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

“Faleminderit Ambasadës Amerikane për mbështetjen në luftën tonë për forcimin e demokracisë në Shqipëri duke ndërmarrë ndryshime thelbësore në Reformën Zgjedhore që ndihmon në rrugën tonë evropiane dhe i përgjigjet asaj që shoqëria kërkon dhe pret nga ne,”-është shprehur deputetja.

Deputetja Hajdari ka qënë ndër të parat që nuk e ka firmosuar draftin e opozitës parlamentare për të pasur ndryshime në Kodin Zgjedhor. Hajdarit i janë bashkuar edhe deputetët Artur Roshi dhe Besnik Troplini. Disa ditë më parë, Hajdari në emër të opozitës parlamentare nënshkroi draftin me 12 pika të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik, dhe më pas deklaroi se nuk do ta votonte në Kuvend pa pasur lista të hapura. Kundërshtia e opozitës parlamentarë për të kaluar draftin është kthyer në dhimbjen e radhës së kokës për maxhorancën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari yuri kim rudina hajdari yuri kim

Sondazh

Poll