Bota

Shpërthim masiv! Kamioni me gaz të lëngshëm i merr jetën 19 personave në Kinë, shkakton 170 të plagosur

14 Qershor 2020, 17:08 Nga DOSJA
Shpërthim masiv! Kamioni me gaz të lëngshëm i merr

KINE– Një kamion ka shpërthyer në Kinë dhe si pasojë kanë humbur jetën 19 persona. BBC raporton se kamioni kishte gaz të lëngshëm dhe ka lënë të plagosur plot 170 persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në Kinën Juglindore, në provincën Zhejiang dhe sipas mediave shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesat që ndodheshin përreth.

Zhu Minglian, nënkryetari i bashkisë Wenling eshte shprehur se më shumë se 2,600 punëtorë shpëtimi po punojnë për të gjetur personat që mund të jenë nën rrënoja.

Sipas mediave, kompania ku punonte kamioni është penalizuar 11 herë nga autoritetet në të kaluarën për dështimet e shëndetit dhe sigurisë.

Autoritetet kineze janë duke hetuar shkaqet e shpërthimit vdekjeprurës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine shperthim kine shperthim

Sondazh

Poll