Bota

Policia e qëlloi për vdekje, nisin protestat masive në Atlanta pas vrasjes së 27-vjeçarit me ngjyrë

14 Qershor 2020, 10:10 Nga DOSJA
Policia e qëlloi për vdekje, nisin protestat masive në Atlanta

ATLANTA– Në mesin e pandemisë Covid-19 , Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me protesta masive kundër dhunës dhe diskriminimit të policisë ndaj qytetarëve me ngjyrë.

Vrasja e një 27-vjeçari afroamerikan në Atlanta të premten e kaluar, ka nxitur protesta të dhunshme tashmë në këtë qytet.

Mediat e huaja kanë raportuar se protestuesit kanë djegur restorantin Wendy në Atlanta, në parkingun e të cilit u vra 27-vjeçari me ngjyrë.

Rayshard Brooks,  u qëllua për vdekje të mbrëmjen e së premtes pasi policia u telefonua nga punonjësit e restorantit pasi kishin parë që 27-vjeçari po flinte në makinë  brenda parkingut.

Vrasja e tij nga policia është rregjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ngjarje kjo që  po nxit edhe më shumë demonstrata mbarëkombëtare në lidhje me trajtimin e afrikano-amerikanëve nga policia, përfshirë këtu edhe vrasjen barbare të George Floyd në Minneapolis.

Protestuesit bllokua një autostradë në Atlantë ditën e djeshme, ndërkohë që dogjën edhe restaurantin e njohur Wendy.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota atlanta vritet rayshard brooks atlanta vritet rayshard brooks

Sondazh

Poll