Bota

Mbushen plazhet në Barcelonë/ Rregullat që vendos Spanja për pushuesit këtë verë. Franca, Kroacia dhe Greqia mirëpresin

14 Qershor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Mbushen plazhet në Barcelonë/ Rregullat që vendos Spanja për

SPANJË– Nga dita e nesërme, 15 qershor 2020, Europa do të rihapet pjesërisht duke i lejuar britanikët të udhëtojnë jashtë vendit për të bërë pushimet gjatë kësaj vere. Me një lëvizje të rekomanduar nga Komisioni Evropian (KE), kontrollet kufitare duhet të hiqen midis vendeve anëtare të Shengenit nga 15 qershori.

Ndërkohë në Barcelonë kjo është fundjava e parë që të gjithë qytetarët  janë lejuar të shkojnë në plazh. Edhe pse Britania e Madhe nuk është më anëtare e BE-së, ajo është përfshirë në listat e vendeve që lejohen të bëjnë udhëtime në disa kombe.

Zyra e jashtme në Britani vazhdon të bëjë thirrje për ndalimin e të gjitha udhëtimeve jashtë vendit, duke përjashtuar vetëm udhëtimet më të rëndësishme, por të gjithë ata që duhet të kthehen do të duhet të karantinohen për 14 ditë.

Disa vende kanë zgjedhur një qasje të ndryshme për hapjen e kufijve të tyre. Për shembull, Italia hapi kufijtë e saj me vendet e BE dhe Britaninë e Madhe nga 3 qershori.
Ndërsa Spanja po bën të detyrueshme karantinën për një periudhë 2-javore për të gjithë turistët apo vendasit deri në 1 korrik.

KE të enjten që lamë pas rekomandoi që vendet anëtare të Shengenit të zgjasin kufizimet për udhëtime jo thelbësore deri në fund të këtij muaji. Franca është një nga vendet që duhet të hapë kufijtë e saj për vizitorët nga BE dhe Britania e Madhe të hënën.

Spanja gjithashtu është duke u përgatitur të hapë plazhet e saj nga e hëna, shoqëruar me një listë të udhëzimeve të reja e të rrepta të vendosura nga kryetari i bashkisë Toni Pere.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota plazhet në barcelonë plazhet në barcelonë

Sondazh

Poll