Politike

Deputeti Shtjefni del hapur kundër marrveshjes për Reformën Zgjedhore: S’votoj asgjë që heq koalicionet dhe nuk ka lista

13 Qershor 2020, 14:31 Nga DOSJA
Deputeti Shtjefni del hapur kundër marrveshjes për Reformën

TIRANË– Deputeti Zef Shtjefni ka dalë hapur kundër marrëveshjes së firmosur për të arritur Reformën Zgjedhore.

Me anë të një komenti të lënë poshtë një lajmi të publikuar nga Dosja.al, ku shpjegohet se si Partia Socialiste, ka ‘futur’ duart në draftin e Opozitës së re për heqjen e koaliconeve, Shtjefni shkruan se nuk do të votojë anjë lloj marrëveshjeje, që heq koalicionet dhe nuk ka lista të hapura.

“Nuk mund te ndryshojne koalicionet se ne nuk do ti votojme po u paraqiten drafte te tjera ne parlament per heqje koalicionesh dhe per rritje pragu ! Ne nuk jemi dakort as me marreveshjen e pare pasi lene ne fuqi. komisioneret partiak dhe ne partive te vogla na vjedhin vota si gjithmone ne keto vite!”– shkruan Shtjefni, duke dalë kështu hapur, edhe kundër deputetit Myslym Murrizi.

Një ditë më parë u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Politik, ku u miratuan amendimet e rëna dakord. Hajdari u shpreh se beteja e saj do të zhvendoset në parlament, ku do të diskutohet për shtimin në draft të kërkesave të opozitës së re. Ndërsa Gjiknuri njoftoi se të hënën drafti me ndryshimet e fundit do të jetë gati. Sakaq, dy ditë më parë opozita parlamentare zhvilloi një takim me Edi Ramën. Pas takimit, Myslim Murrizi u shpreh se ata nuk do e votojnë marrëveshjen nëse nuk plotësohen kushtet e tyre. Opozita parlamentare kërkon lista të hapura dhe votën e emigrantëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslym murrizi reforma zgjedhore zef shtjefni myslym murrizi reforma zgjedhore zef shtjefni

Sondazh

Poll