Bota

Tre javë pas vrasjes së George Floyd, vritet 27-vjeçari afroamerikan. Shefja e policisë jep dorëheqjen, nisin protestat e d

14 Qershor 2020, 09:24 Nga DOSJA
Tre javë pas vrasjes së George Floyd, vritet 27-vjeçari

SHBA–  Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një tjetër qytetar afroamerikan është qëlluar për vdekje nga policia. Mediat e huaja kanë shkruar se 27-vjeçari Rayshard Brooks, është qëlluar nga policia e Atlantës e menjëherë ka gjetur vdekjen.

Siç shkruajnë edhe mediat e huajaa agjentët e policisë kanë ndërhyrë pasi punonjësit e një restoranti telefonuan për t’u  ankuar se një burrë teksa flinte në parking. 27-vjeçari afroamerikan u gjet në gjendje të dehur nga policia, e cila u përpoq ta arrestojë por në momentin që tentuan t’i vendosin prangat, Brooks reagoi  ashpër ndaj tyre.

Teksa tentoi të largohej nga parkingu ku ishte i shtrirë, 27-vjeçari nuk ja ka dalë dot, pasi ai u qëllua pas shpine nga agjentët e policisë.

Pavarësisht se ai u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra. Mësohet se Brooks kishte një vajzë të vogël e cila do të festonte ditëlindjen të shtunën.

Ndërkohë kjo vrasje sikurse ajo e tre javëve më parë me George Floyd ka shkaktuar tubime, ku mijëra njerëzit janë mbledhur për të kërkuar drejtësi në vendin ku ndodhi vrasja.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota atlanta erika shields rayshard brooks vrasjet ne shba vritet rayshard brooks atlanta erika shields rayshard brooks vrasjet ne shba vritet rayshard brooks

Sondazh

Poll