Bota

Vrasja e 27-vjeçarit afroamerikan, shefja e policisë së Atlantas jep dorëheqjen

14 Qershor 2020, 09:42 Nga DOSJA
Vrasja e 27-vjeçarit afroamerikan, shefja e policisë së

SHBA-Vrasja e një tjetër afroamerikani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkaktuar sërish tubime nga qindra njerëz për të vënë drejtësi.

Në Atlanta, policia ka qëlluar për vdekje 27-vjeçarin afroamerikan, Rayshard Brooks, ngjarje kjo që ka ndezur sërish tensionet në qytetin amerikan.

Por kujtojmë se kjo vrasje vjen tre javë pas vrasjes së George Floyd, ngjarje kjo që tronditi botën mbarë, prandaj  dhe situata po përkeqësohet akoma më shumë në vend, si shkak i diskriminimit dhe krimit ndaj njerëzveme ngjyrë.

E gjendur mes kësaj situate aspak normale shefja e Policisë së Atlantës, Erika Shields, ka dhënë dorëheqjen pas të shtënave fatale mbi trupin e 27-vjeçarit Brooks, të cilin e kishte zënë gjumi në makinën e tij në një restorant ku merret ushqimi me vete.

Vrasja e 27-vjeçarit nga policia ka nxitur sërish tumbime dhe ka shqetësuar banorët, në mesin e një situate të tensionuar tashmë si shkak i vdekjes brarbare të George Floyd. Qytetarët e  Atlantas kanë dalë në rugë këtë fundjavë duke bërë thirrje për veprim pas asaj që ndodhi me 27 vjeçarin.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erika shields shefja e policisë së atlantës vritet rayshard brooks erika shields shefja e policisë së atlantës vritet rayshard brooks

Sondazh

Poll