Bota

Rikthehet koronavirusi në Kinë/ Konfirmohen 57 raste të reja, Pekini mbyll tregun më të madh ushqimor

14 Qershor 2020, 08:16 Nga DOSJA
Rikthehet koronavirusi në Kinë/ Konfirmohen 57 raste të reja,

KINË– Koronavirusi mesa duket nuk do të zhduket lehtë nga bota, ndërkohë që po vret ditë pas dite me mijëra njerëz. Pa asnjë rast me Covid-19, në Pekin janë  rikthyer sërish rastet e reja me koronavirus. Sipas mediave të huaja mësohet se në 24 orët e fundit në Pekin janë konfirmuar 57 pacientë të infektuar nga Covid-19.

Për këtë asrsye me rishfaqjen e virusit, që prej muajit prill që nuk u shënua asnjë rast, tregu më i madh ushqimor në Pekin është mbyllur nga autoritetet, sepse rastet janë shënuar brenda këtij tregu.

Tregu Xinfadi, në kryeqytetin e Kinës, i cili ka 4 mijë qiramarrës është mbyllur ditën e djeshme,   pas zbulimit të rasteve të reja. Me rritjen e menjëhershme të rasteve të reja, autoritetet tashmë kanë nisur përpjekjet për të testuar të gjithë personat që kanë qenë në treg, si dhe banorët që banojnë në zonën ku ndodhet tregu.

Zyrtarët kanë thënë se më shumë se 10,000 njerëz në treg do të testohen, dhe lokalet do të dezinfektohen. Ndërkohë  një zëdhënës në qytet ka thënë se pacientët  me COVID-19 të konfirmuar në Pekin të premten kishin vizituar tregun. Kjo është vatra e re e koronavirusit në Pekin, i cili nuk raportonte asnjë rast të ri prej më shumë se 50 ditësh.

Pang Xinghuo, një zyrtar në Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve në Pekin, tha: Gjykimi paraprak sugjeron që këto raste mund të kenë ardhur në kontakt me një mjedis të kontaminuar në treg, ose janë infektuar pasi kanë pasur kontakt me njerëz të infektuar.

Kujtojmë se Kina është epiqendra e shpërthimit të COVID-19, që u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, ku deri më tani ka vrarë mbi 400 mijë njerëz dhe ka infektuar mbi 7.8  milionë të tjerë.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll