Bota

Qeveria pretendon se ka vdekur nga ‘arresti kardiak’, mjekët konfirmojnë se Kreu i parë i shtetit ishte i infektuar nga C

14 Qershor 2020, 08:41 Nga DOSJA
Qeveria pretendon se ka vdekur nga ‘arresti kardiak’, mjekët

AFRIKË– Pas vdekjes së Presidentit të Burundit, Pierre Nkurunziza, mediat e huaja kanë raportuar se mjekët kanë dalë në përfundimin se Kreu i parë i shtetit është ndarë nga jeta si shkak i Covid-19.  Lajmi është bërë me dije nga mjekët e spitalit ku kreu i shtetit afrikan ishte i shtruar.

Ndërkohë kujtojmë se në  9  qershor kur Nkurunziza vdiq, u tha se shkaku ishte  “arresti kardiak, e më pas një ditë më vonë, në 10 qershor mediat e huaja shkruajtën se Presidenti dyshohet se ishte i infektuar me Covid-19.

Megjithatë Qeveria pretendon ende se Pierre Nkurunziza vdiq papritur si shkak i një ‘arresti  kardiak’.

Dailymail shkruan se një burim nga spitali ku vdiq Nkurunziza, tregon se Presidenti kishte probleme të rënda me frymëmarrjen prej ditësh dhe kreu i Shëndetit Publik të Burundit kishte kërkuar që i vetmi ventilator dhe i gjithë shërbimi reanimator të ishin në dispozicion të Presidentit.

Ndërkohë dyshimet se Presidenti mund të ishte i infektuar me Covid-19, u ngritën e pasi gruaja e tij ishte shtruar në spital në fund të majit, për shkak të infektimit nga Covid-19.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pierre nkurunziza pierre nkurunziza

Sondazh

Poll