Bota

Mbi 7.8 milionë të infektuar në të gjithë globin, Covid-19 rikthehet në Kinë, konfirmohen 57 raste të reja

14 Qershor 2020, 08:07 Nga DOSJA
Mbi 7.8 milionë të infektuar në të gjithë globin,

Amerika është një nga vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,142,224 të infektuar dhe janë shënuar 117,527 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtetet ka shkuar në 16.872. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar  424 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen mbi  42 mijë viktima.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Sipas mediave të huaja mësohet se të paktën 57 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 nga 517 të testuar dhe asnjë prej tyre nuk ka simptoma.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,301 viktima dhe në Francë 29,398. Sakaq në spanjë  kanë humbur 27,136 qytetarë.

Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll