Aktualitet

Maturantët vijojnë protestën, vjen reagimi i radhës nga Ministria: QSHA dhe mësuesit kanë vendosur të ketë rishpërndarj

14 Qershor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Maturantët vijojnë protestën, vjen reagimi i radhës nga

TIRANË- Maturantët po vijojnë të protestojnë për testin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, pasi shprehen se pyetjet ishin jashtë programit mësimor. Nga ana tjetër ka ardhur reagimi i radhës nga Ministria e Arsimit, e cila me Kryetaren e Komitetit të Maturës Shtetërore, Zamira Gjini, u ka dërguar një mesazh.

Gjini në deklaratën e saj u shpreh janë vlerësuar me kujdes të gjitha kërkesat e maturantëve dhe për mundësinë e zgjidhjes së tyre. “Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe shumë mësues që kanë parë testin kanë rekomantuar që të shihet edhe njëherë rishpërndarja e pikëve dhe notavëe për të gjithë maturantët. Sot QSHA do të publikojë testin e plotë dhe përgjigjen e saktë të këtij testi”, u shpreh kryetarja e KOMSH.

Më tej ajo u shpreh se asnjë nga maturantët nuk do të penalizohet, por përkundrazi do të kenë një bonus nëse QSHA do të vendosë për rishpërndarjen e pikëve.  Nga ana tjetër maturantët vijojnë protestën e tyre dhe shprehen se të gjitha reagimet e ministrisë janë tallje dhe shtojnë se nuk janë dëgjuar kërkesat reale të tyre. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet matura shetetërore 2020 protesta e maturanteve zamira gjini matura shetetërore 2020 protesta e maturanteve zamira gjini

Sondazh

Poll