Aktualitet

Gara për kreun e BKH-së, Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimet: Janë të pastër

14 Qershor 2020, 09:43 Nga DOSJA
Gara për kreun e BKH-së, Prokuroria e Përgjithshme përfundon

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme për më shumë se një muaj ka verikfuar katër kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mësohet se ka përfunduar të gjitha procedurat.

Dosja.al mësn se Prokuroria ka përfunduar verifikimin për kandidatët për të marrë drejtimin e BKH-së. Verifikimi i tyre është bërë në bazë të ligjit të dekriminalizimit dhe rezulton se asnjë prej kandidatëve nuk ka pasur probleme.

Ndërkohë nga ana tjetër SPAK-u do të bëjë edhe vettingun e kandidatëve që do të asistohet nga komisioni me dy prokurorë dhe një gjyqtar.

Pas garës së hapur disa muaj më parë kandidatët e mbetur për poizicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë: Aida Veizaj; Artur Beu; Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aida veizaj artur beu ervin hodaj gara për kreun e bkh-së idajet faskaj aida veizaj artur beu ervin hodaj gara për kreun e bkh-së idajet faskaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2020, 07:25

VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohet për 8 vjedhje të ndodhura kohët e fundit në këtë qytet. Në një njoftim për mediat, P...