Aktualitet

QSUT vijon të jetë vatra e COVID-19, një grua nga Libofsha u infektua gjatë kurimit për leuçemi

14 Qershor 2020, 10:09 Nga DOSJA
QSUT vijon të jetë vatra e COVID-19, një grua nga Libofsha u

TIRANË–  Një nga 57 rastet me COVID-19 është në Fier. Sipas informacionve mësohet se një prej të prekurave është një grua nga Libofsha, e cila dyshohet se është infektuar në mjediset e QSUT në Tiranë, pasi vuan nga leucemia.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  gruaja ka marrë trajtimin në hematologji dhe është kthyer në shtëpinë e saj në Libofshë ku i është nënshtruar edhe tamponit duke dalë pozitivë. Nga ana tjetër testi i është bërë dhe bashkëshortit të saj, por ai ka  rezultuar negativ.

Nga ana tjetër sot është shënuar rekord i ri me numrin e të infektuarve përgjatë 24 orëve që nga nisja e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave, ka bërë me dije se sot janë konfirmuar 57 raste të prekur me COVID-19. Sot janë kryer 362. Kruja ka sot numrin më të lartë të rasteve ditore, pasi janë zbuluar 22 raste, ku 16 prej tyre lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre. Në total numri i rasteve aktive është 441 dhe i të prekurve që nga nisja e pandemisë 1521.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne qsut koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid koronavirusi ne qsut koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid

Sondazh

Poll