Politike

Propozimet për Kodin Zgjedhor/ “Opozita parlamentare” bën vetëvrasje për të shpëtuar Edi Ramën

13 Qershor 2020, 13:30 Nga DOSJA
Propozimet për Kodin Zgjedhor/ “Opozita parlamentare” bën

TIRANE- Propozimi i asaj që quhet opozita parlamentare ka shkuar zyrtarisht në Kuvend për të sfiduar marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Në amendamentet e propozuara, nuk kërkohet më ndryshimi i sistemit. Nuk dihen arsyet pse opozita parlamentare ka hequr dorë nga ndryshimi i sistemit dhe kërkon vetëm lista të hapura, madje akoma më i çuditshëm është pragu 5 për qind në rang kombëtar dhe akoma më i cuditshëm propozimi për moslejimin e koalicioneve. (LEXO KETU)

Pse janë të çuditshme? E para është se sistemi proporcional rajonal, me lista të hapura, është përsëri kufizues, pasi e bën pothuajse maxhoritar sistemin. Votuesit do votojnë për kandidatin e preferuar vetëm nëse ai është në zonën e tyre elektorale që është në këtë rast qarku. Pra nuk e zgjidh përsëri çështjen e përfaqësimit, sepse listën e qarkut e ka në dorë kryetari i partisë.

E dyta, pragu 5 për qind, penalizon gjithë partitë e vogla dhe jo vetëm nuk heq monopolin e 3 partive kryesore, por e konfirmon atë. Aq më tepër një parti e re, apo 3 parti të reja që mund të dalin nga 3 grupet parlamentare të asaj që quhet opozitë në Parlament. Ato nuk do kenë as kohën e mjaftueshme për tu organizuar deri në prill – maj të 2021, e jo më pastaj të marrin 5 për qind. Në këtë kuptim ky është hara-kiri ose propozim vetëvrasës i opozitës parlamentare.

Një propozim vetëvrasës që mund të jepte shpresë të mos ishte i tillë vetëm nëse do të lejoheshin koalicionet, por propozimi kërkon me ngulm, më shumë se një herë që koalicionet të mos lejohen. “Ky sistem nuk i pranon koalicionet”, thuhet në propozim, pa e shpjeguar pse.

Janë propozuar 3 ndryshime që nuk reflektojnë nevojën e opozitës parlamentare që të vazhdojë jetën politike, as kërkesën e publikut për të cmontuar monopolin PS-PD-LSI duke i hapur rrugë një force të re, që nuk është përgjegjëse për krizën 30-vjecare të tranzicionit.

Këto propozime reflektojnë vetëm ëndrrën e Edi ramës, nevojën e tij për të ushqyer ambiciet diktatoriale, premtimin që i ka bërë vetes për të qëndruar në pushtet, duke i detyruar partitë e opozitës të mos hyjnë në koalicione, duke vënë prag për gjithë partitë e vogla të frontit opozitar, me qëllimin që votat e tyre të mos përkthehen në mandate por opozitën, por të ndahen mes 3 partive, ku ai të përfitojë rreth 50 për qind.

Nuk është e re, është e njëjta skemë që u përdor në 2017, kur Edi Rama e rrëmbeu tepsinë për vete. Përcaktimi i datës më pak se 40 ditë nga marrëveshja e 17- 18 majit, e bëri të pamundur krijimin e koalicioneve. Njësoj si atëherë është edhe shpërthimi i hashashit dhe lejeve të ndërtimit, por këtë herë është edhe amnistia fiskale. Me të njëjtën skemë të 4 viteve më parë, po kërkohet një tjetër mandat.

Jo vetëm e-maili i nisur nga familja Rusmajli është tregues se propozimi është i Ramës. Kompjuteri që zbulon autorin është vetëm një detaj, rruga ku të çojnë ndryshimet rrëfen që autori është Edi Rama.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike amendamentet e murrizit edi rama amendamentet e murrizit edi rama

Sondazh

Poll