Sport

“Messi na shënoi 3 gola vetëm sepse u acarua me mua, lojtarët më akuzuan pas ndeshjes”

13 Qershor 2020, 15:34 Nga DOSJA
“Messi na shënoi 3 gola vetëm sepse u acarua me mua,

Trajneri i Mallorca-s, Vicente Moreno, është rikthyer pas në kohë duke kujtuar një ndeshje kundër Barcelonës. Bëhet fjalë për takimin e parë të skuadrës së tij me katalanasit në “Camp Nou”.

Leo Messi i tha atij se Barcelona do të shënonte shtatë gola, ngaqë pati një mosmarrëveshje me të. Takimi përfundoi 5-2 dhe Messi shënoi tre gola.

“Lojtarët e mi më thanë pas ndeshjes se unë isha fajtori për humbjen, sepse kisha zemëruar Leon. Ai ishte i zemëruar dhe pas pjesës së parë më tha se do të shënonin shtatë gola dhe i tha Luis Suarezit se duhej të shënonin shtatë”.

“Nuk arritën të shënonin shtatë, por ai shënoi tre. Ai është lojtari më i mirë në botë. Ajo që ndodhi ja shton akoma më shumë vlerat. Këtë herë nuk do të bëj fjalë me të. Nuk është mirë për mua”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mallorca messi trajneri mallorca messi trajneri

Sondazh

Poll