Sport

Klaus Gjasula “zverdhet” sërish, mesfushori shqiptar është i pari në Bundesligë, luftëtari për t’u marrë në studi

13 Qershor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Klaus Gjasula “zverdhet” sërish, mesfushori shqiptar

GJERMANI-Klaus Gjasula është një emër i njohur jo vetëm për tifozët shqiptarë dhe për mbështetësit e Paderbornit, por njëkohësisht edhe për arbitrat. Shumë të rrallë mund të jenë ata që nuk e kanë ndëshkuar njëherë mesfushorin shqiptar në Bundesligë.

Në fakt, “luftëtari ynë” ka kapur edhe rekordin absolut në elitën e futbollit gjerman. Në ndeshjen që po luhet ndaj Werder Bremen dhe po humbet në shifrat 0-3 është thyer edhe rekordi. Gjatë përballjes së shkuar Gjasula barazoi rekordin e Tomasz Hajtos, duke shkuar në 16 ndëshkime, por me përjashtimin që futbollisti i Paderborn nuk e kishte mbyllur ende kampionatin.

Nuk u vonua shumë dhe menjëherë në takimin e radhës, këtë ndaj Ëerder Bremen, ka mbërritur në 17 ndëshkime me karton të verdhë. I buzëqeshur dhe me sytë drejtuar te xhepi i arbitrit, Gjasula ka hyrë në librin e rekordeve të Bundesligës, ndërsa është për t’u marrë në studim pasi nuk është ndëshkuar ende me një karton të kuq

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjasula mesfushori shqiptar paderborn gjasula mesfushori shqiptar paderborn

Sondazh

Poll