Sport

Del në përdorim tuneli që vret për disa sekonda koronavirusin, Premier League mendon t’i vendos në stadiume dhe të rikth

13 Qershor 2020, 10:09 Nga DOSJA

ANGLI-Premier League do të rifillojë aktivitetin më 17 qershor, pas një pushimi prej tre muajsh. Natyrisht si në të gjithë kampionatet e tjera edhe në Angli ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë. Drejtuesit e kampionatit anglez dëshirojnë ti tregojnë botës,se janë të aftë edhe në kohë pandemie të zhvillojnë një ndeshje me tifozë. Ata kanë filluar bisedimet me kompaninë “Trimite” që ka zbuluar një pajisje se si e vret koronavirusin.

Pajisja ShieldMe duket si një skaner i aeroportit, me presion të lartë që lëshon dezinfektues natyral, tunelet e kësaj kompanie janë aprovuar nga rregullatorët amerikanë të FDA ndërsa kanë shenjën e certifikimit të BE-së, që do të thotë se janë të gatshëm për përdorim.

“Ju ecni në tunel dhe në fund e dini që 100% jeni të pastër. Dezinfektuesi është natyral dhe e vret koronavirusin, kjo do të thotë se çdo person që futet futet në stadium nëpërmjet tunelit e di që nuk ka koronavirus te ai apo te personat e tjerë.”

Pronarët e kësaj kompanie janë në bisedime me Premier League për të vendosur këto pajisje të shumta në të gjitha hyrjet e stadiumeve në Angli.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli anglez premier league futbolli anglez premier league

Sondazh

Poll