Politike

Basha puq bërrylat me qytetarët, akuzon Ramën nga Vlora: Nuk bëri asgjë për turizmin duke lënë pa punë qindra qytetarë

13 Qershor 2020, 08:25 Nga DOSJA
Basha puq bërrylat me qytetarët, akuzon Ramën nga Vlora: Nuk

VLORË -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Vlorë, ku është takuar me qytetarë dhe pronarë biznesesh. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shkruan se edhe Vlora ishte e gjunjëzuar nga problemet ekonomike, si e gjithë Shqipëria. Kryedemokrati përsërit edhe njëherë akuzat nga kryeministrit Edi Rama, duke thënë se e la sektorin e turizmit dhe hotelerinë pa mbështetje ekonomike apo lehtësi fiskale, duke shkaktuar largimin pauna të shumë qytetarëve. Sipas kreut të PD, Rama në 7 vite e provoi se e ka fatin të lidhur me oligarkët. Më tej ai premtoi se PD do të ketë prioritet hapjen e vendeve të punës, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe lehtësirat fiskale.

Postimi i plotë

Vlorën e gjeta të heshtur si asnjëherë më parë. Lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka. Situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën ashtu si gjithë Shqipërinë. U takova me qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë. Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s’kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura. mKonsumi ka rënë, pamundësia është rritur dhe njerëzit po këmbejnë orenditë shtëpiake për të siguruar bukën e përditshme. Biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur pa punë janë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së RAMAVIRUSIT. Ai nuk bëri asgjë për të ndihmuar sektorin e turizmit, duke lënë mijëra hotele dhe restorante në të gjithë Shqipërinë pa mbështetje ekonomike apo lehtësi fiskale, duke lënë pa punë qindra qytetarë që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi. Kudo shkoj kerkojnë ndryshim, sepse me RAMAVIRUSIN vendi po shkon keq e më keq. 7 vite u provoi njerëzve se fatin e vet e ka lidhur me oligarkët dhe jo me qytetarët. Unë dhe Partia Demokratike nuk u premtojmë mrekulli. Ne do t’u japim shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja. Ne kemi gati planin dhe bashkë me qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë do t’ia dalim t’i rikthejmë njerëzve mundësinë për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendin e tyre.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne vlore lulzim basha lulzim basha ne vlore

Sondazh

Poll