Politike

SHËNIM: Dosja e kryebashkiakut të Gramshit, nga tentativa për të “rrëmbyer” informacion e deri tek shfajësimi

13 Qershor 2020, 09:07 Nga DOSJA
SHËNIM: Dosja e kryebashkiakut të Gramshit, nga tentativa për

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, pasi tentoi gjithë natën të merrte dosjen që disponon Dosja.al, shpërtheu ditën, duke sharë, për atë që vetë e pranon si të vërtetë.

Dosja.al nuk e shpalli fajtor Taçen, nuk e akuzoi për vjedhje, sepse akuzën e ka bërë dikush tjetër. E ka bërë një vajzë që humbi vendin e punës pasi dikush i mori 680 mijë lekë nga sirtari, xhiron javore që duhet ta dorëzonte pak orë më vonë.

Kishte 4 muaj që e bënte dorëzimin, me shuma deri në 920 mijë lekë dhe nuk i kishte ndodhur asgjë. Deri kur në zyrën e saj, pranë sirtarit ku mbaheshin paratë, u shfaq Klodian Tace.

Ajo e paditi, Dosja.al nuk e padit dhe nuk e akuzon për asgjë, përvec faktit që ai duhet ta deklaronte dhe jo të shpëtonte duke i gjetur hilet ligjit për dekriminalizimin.

Një Kryetar Bashkie i akuzuar për një vjedhje banale, është një gjë e re në listën e kryetarëve të votuar në 2019. Taçe duket si ëngjëll përpara kolegëve të tij të akuzuar për trafik droge, trafik qeniesh njerëzore apo pjesëmarrje në bandat kriminale, por ai e plotëson me modesti buqetën shumëngjyrëshe të krimeve që lista e Ramës u ka dhuruar shqiptarëve.

Ne nuk do presim avokatin, nuk do intimidohemi nga kërcënimet që lëshon njeriu i pushtetit pasi është kapur me presh në dorë. Kjo është një taktikë e njohur tashmë që nuk i bën përshtypje askujt. Sot, siç kemi premtuar, do të publikojmë pjesën e dytë të dosjes.

Do të ketë detaje për ngjarjen, si u afrua tek paratë Klodian Tace dhe kush e hetoi ngjarjen.

Pse prokurorja Rovena Gashi e mbylli çështjen në 2009? Pse u rihap në 2016 dhe pse u mbyll prapë në atë vit? Sot dhe nesër do të sqarojmë të gjitha këto. Jo për të sulmuar politikisht një zyrtar që politikisht nuk ka peshë, por për të treguar të vërtetën për publikun dhe për të mos lejuar në zyrat ku administrohen taksat të ketë njerëz të dyshuar për vjedhje banale.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klodian taçe klodian taçe

Sondazh

Poll