Politike

”Kjo parti dha kontribut për demokracinë”/ Lefter Koka uron PS-së për 29-vjetorin, publikon fotot krah Ramës dhe Fatos

13 Qershor 2020, 05:30 Nga DOSJA
”Kjo parti dha kontribut për demokracinë”/ Lefter Koka

Tiranë– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka  ka uruar për 29 vjetorin Partinë Socialiste. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai shprehet se PS-ka ka kontribuuar pa u ndalur për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit. Ai ka publikuar edhe disa foto, të cilat janë realizuar ndër vite, kur shfaqet në krah të Fatos Nanos dhe Edi Ramës.

Reagimi i plotë:

Gëzuar 29 vite të Partisë Socialiste! Gëzuar çdo anëtari e simpatizanti që kanë besuar e kontribuar në rrugëtimin sfidues të kësaj partie prej 3 dekadash, për një Shqipëri më të mirë. Kjo parti ka kontribuar pa u ndalur për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit tonë dhe personalitete të saj kanë lënë gjurmët e tyre ndër vite, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për zhvillimin e Durrësit. Jo me pak nostalgji kujtoj gjithë bashkëpunëtorët politikë e miqtë e mi të kësaj force politike, me të cilët ndanim idealin, besimin, punën dhe vullnetin ndërvite për një jetë më të mirë për qytetarët shqiptarë dhe ndaj sot për ta shpreh veç mirënjohje.Gëzua , me urimin që Partia Socialiste e Shqipërisë të vijojë kontributin me energjinë e shpirtin e saj , drejt rrugës euro-atlantike të Shqipërisë. 

Fotot e publikuara nga Lefter Koka. 

Koka ka qenë pjesë e LSI-së,  por sot ndodhet në Kuvend si deputet i opozitës parlamentare.  Ai ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Durrës nën singlën e PS-së.

Dje për 29-vjetorin e PS-së reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai deklaroi se në këto 29 vite PS ka fituar dhe humbur zgjedhje, por asnjëherë nuk ka cënuar interesin kombëtar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 29 vjetori i ps-së lefter koka 29 vjetori i ps-së lefter koka

Sondazh

Poll