Politike

Fshehu hetimin për vjedhje në formular, flet avokati i kryebashkiakut të Gramshit: S’kishte pse ta bënte, Klodian Taç

13 Qershor 2020, 08:56 Nga DOSJA
Fshehu hetimin për vjedhje në formular, flet avokati i kryebashkiakut

TIRANË– Avokati i kryebashkiakut të Gramshit, Klodian Taçe i cili ka qenë nën hetim në vitin 2009 për akuzën e vjedhjes së një klinike private, thotë se klienti i tij, nuk kishte pse ta deklaronte këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Esmerald Xhafa, u shpreh në një lidhje telefonike për Fax News, se vepra penale u pushua dhe se kryetari i Bashkisë nuk ka qenë kurrë i arrestuar.

“Cështja në fjalë është pushuar. Bëhet fjalë për kallëzimin e një punonjëseje, e cila e akuzoi për vjedhje. Nuk ka arsye që në formular të vendoste këtë fakt”,-tha avokati. 

Më herët, edhe vetë Taçe komentoi lajmin e publikuar ekskluzivisht nga Dosja.al. Në një reagim në rrjetet sociale, kryebashkiaku tha se ka kërkuar një interpretim për këtë çështje nga prokuroria e Përgjithshme, teksa shtoi se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar ose i arrestuar. Ditën e djeshme, Dosja.al publikoi fakte nga dosja hetimore e vitit 2009, ku Klodian Taçe, asokohe teknik kompjuteri u kallëzua penalisht nga recepsionistja e një klinike private, Ledina D., se kishte vjedhur një sasi lekësh nga sirtari prej 68 mijë lekë të reja.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike esmerald xhafa klodian taçe esmerald xhafa klodian taçe

Sondazh

Poll