Politike

Lefter Koka del kundër marrëveshjes për “Zgjedhoren”, mbështet Murrizin: Nuk e votoj, duhet hapja e listave dhe ndalimi

13 Qershor 2020, 11:59 Nga DOSJA
Lefter Koka del kundër marrëveshjes për “Zgjedhoren”,

Tiranë- Ish-ministri, Lefter Koka ka dalë kundër marrëveshjes së Reformës Zgjedhore. Në një postim në Facebook, deputeti  shprehet mbështet propozimet e opozitës parlamentare. Ai thekson se nëse nisma e tyre vjen në parlament do ta votojë. Sipas tij hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës.

“Nisma e re e deputetit Murrizi dhe kolegut Musai krahas të tjerë deputetëve të opozitës parlamentare, më duket shumë më interesante, se sa gjella bajate e gatuar me muaj të tërë nga kolegët Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri. Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, që si fëmijët e lagjes fshihen pas të madhit, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës. “, shprehet ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Marrëveshja e partive të mëdha ka zhgënjyer me të drejtë shumë qytetarë, që jo pa arsye prisnin diçka pozitive lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Për hir të vërtetës më shumë ka zhgënjyer demokratët e thjeshtë, që pas 3 vitesh rrugëve me protesta prisnin largimin e Ramës, dhe jo një marrëveshje të Bashës me Ramën për të mos ndryshuar asgjë!
Po nga ana tjetër edhe elektorati gri është i zhgënjyer , sepse panë se kjo marrëveshje nuk solli depolitizimin e komisioneve zgjedhore, siç me të drejtë ky elektorat priste, por veç riciklim të tensionit. Personalisht as nuk do të merrja mundimin, të ngrija kartonin as për ta votuar e as për ta rrëzuar atë marrëveshje. Nisma e re e deputetit Murrizi dhe kolegut Musai krahas të tjerë deputetëve të opozitës parlamentare , më duket shumë më interesante, se sa gjella bajate e gatuar me muaj të tërë nga kolegët Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri. Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, që si fëmijët e lagjes fshihen pas të madhit, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës. Përshëndes deputetin Murrizi dhe kolegun Musai , bashkë me kolegët e tjerë për sfidën e hapur ndaj statukuosë që ka zhgënjyer thellë qytetarët shqiptarë.
Uroj vërtet, që të mos jetë si një flakë kashte dhe jam i gatshëm ta mbështes në rast se kjo nismë do të vijë në Kuvend. Përndryshe për marrëveshjen për t’i lënë gjërat siç janë , garantoj qytetarët se nuk do të lodhem të ngre kartonin, as për pro e as për kundër.

Një ditë më parë u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Politik, ku u miratuan amendimet e rëna dakord. Hajdari u shpreh se beteja e saj do të zhvendoset në parlament, ku do të diskutohet për shtimin në draft të kërkesave të opozitës së re. Ndërsa Gjiknuri njoftoi se të hënën drafti me ndryshimet e fundit do të jetë gati. Sakaq, dy ditë më parë opozita parlamentare zhvilloi një takim me Edi Ramën. Pas takimit, Myslim Murrizi u shpreh se ata nuk do e votojnë marrëveshjen nëse nuk plotësohen kushtet e tyre. Opozita parlamentare kërkon lista të hapura dhe votën e  emigrantëve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konsensusi per reformen zgjedhore lefter koka konsensusi per reformen zgjedhore lefter koka

Sondazh

Poll