Aktualitet

Dalin PAMJET/ Ekzekutorit i mjaftuan vetëm tre sekonda, ja çastet e fundit të jetës së Hekuran Billës, momenti i vrasjes

12 Qershor 2020, 21:24 Nga DOSJA
Dalin PAMJET/ Ekzekutorit i mjaftuan vetëm tre sekonda, ja çastet e

TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentin e ekzekutimit të Hekuran Billës, bizmesneit 40-vjeçar që u vra një natë më parë tek Komuna e Parisit.

Në pamjet e publikuara nga Dosja.al, shihet se si makina e autorit, afrohet krah mjetit të llojit “BMW X6”, të Hekuran Billës, e qëllon dhe manovron për t’u larguar nga vendngjarja.

Ekzekutimi ka zgjatur vetëm tre sekonda, nga sekonda e 15, deri në sekondën e 18, kohë e mjaftueshme për t’i sjellë vdekjen biznesmenit të njohur edhe me emrin Herland Bilali.

Pas ekzekutimit, vrasësit kthejnë makinën dhe largohen nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas Billën e vdekur dhe turmën e njerëzve të hutuar nga ajo që sapo kishte ndodhur.

Një natë më parë, Billa mori rrugën për tek qendra “Kristal”, për të takuar të motrën, por nuk mbërriti kurrë. Në orën 21:48, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori dhe pas disa sekondash ishte i vdekur. Nuk dihen ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa ekzekutohet hekuran billa hekuran billa

Sondazh

Poll