Aktualitet

Zgjerohet skandali i licencës: Sekseri i mori 10 milionë brenda Ministrisë

12 Qershor 2020, 19:38 Nga DOSJA
Zgjerohet skandali i licencës: Sekseri i mori 10 milionë brenda

Skandali i sekserit që lëvizte lirisht në dyert e disa institucioneve zgjerohet më tej, pasi një qytetare i është drejtuar emisionit Fiks Fare duke denoncuar se Artan Haska i ka marrë një ryshfet prej 10 milionë lekësh.

Artan Haskën mendonim se e njihnim. Vinte te lokali jonë dhe na propozoi të na rregullonte letrat e shtëpisë. 5 milionë ia kemi dhënë te biznesi jonë dhe 5 milionë brenda ambienteve të ministrisë së Transporteve. Kam shkuar unë dhe motra ime në ministri. jemi futur normalisht me Artanin. Ai kishte akses atje, s’kishte as kartë, po i hapej dera. Shkuam në kat të dytë në një kafe dhe ia dhamë lekët. Ai futej në zyrat e kësaj ministrie. Takova këtë dhe atë. I besuam. Pas disa kohësh fik telefonat” thotë zonj Xhevo. Më tej sqaron se i është dashur plot 1 vit që të biejë në kontakt me Haskën, teksa i ka gjetur edhe një banesë në Tiranë.

“Ia gjetëm banesën dhe na thoshin jo është në Sarandë, jo në Gjirokastër. Dhe, kur e pamë në Top Channel. Më parë na kishin thënë edhe disa persona të tjerë që mashtron. Edhe atyre u kishte marrë 5 deri në 7 mijë euro” thotë denoncuesja, e cila pohon se pas pagesës, nuk ka përfunduar dot punë në zyrat e shtetit.

Marrë nga Top-channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan haska ministria e transporteve artan haska ministria e transporteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 17:03

TIRANË– Motra e Hekuran Billës, personi i fundit që ia dëgjoi zërin para ekzekutimit, ka zbërthyer telefonatën që patën mbrëmjen e kaluar. Përballë g...