Aktualitet

Do blinte ilaçe se kishte prindërit sëmurë, kjo është studioja ligjore “Duka” që punësoi Hekuran Billën si postier,

12 Qershor 2020, 18:47 Nga DOSJA
Do blinte ilaçe se kishte prindërit sëmurë, kjo

TIRANË Dosja.al ka zbardhur detaje nga kontrata e punës, që do t’i siguronte Hekuran Billës riintegrimin në shoqëri, gjatë kohës që pas daljes nga qelia, do të ishte në liri me kusht. Me të njëjtën skemë si në rastin e Endrit Dokles, dhe i prirë nga e njëjta gjyqtare, Enkeljeda Hoxha, Billa u punësua si postier në studio ligjore.

Bëhet fjalë për zyrën e avokatisë “Duka”, në pronësi të Alma Dukës, e cila mori përsipër rehabilitimin e Billës pas daljes nga burgu dhe riintegrimin e tij në shoqëri.

Me paratë që do të merrte si postier, bazuar në deklaratat e thëna nga avokati i 40-vjeçarit të ndjerë, Hekuran Billa do të blinte ilaçe dhe do të mund të kujdesej për prindërit e tij të sëmurë.

Kështu, për më shumë se një vit e gjysmë, hekuran Billa vendosi të jetojë i lirë në rrugët e Tiranës, ndërsa figuronte i punësuar në studion ligjore, në rrugën ‘Haxhi Hysen Dalliu’.

Si ishte rruga që i dha lirinë Hekuran Billës? 

40-vjeçari u dënua në Angli me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes ndaj 22-vjeçarit Prel Marku. Ngjarja ndodhi më 14 tetor 2006 në “Park Royal” në Londër, dhe gjykata e Snaresbookut në Angli e dënoi më 2008 me burgim të përjetshëm në mungesë. Gjatë kohës që u dënua në Angli, Billa, asokohe vetëm 29 vjeç ishte prangosur në Shqipëri dhe dënimi anglez mbërriti në vendin tonë më 13 maj 2014, ku gjyqtari Altin Abdiu e njohu në shkallën e parë burgimin e përjetshëm.

Por, më 20 korrik 2016, një tjetër gjyqtar, Lefter Jahaj ndryshoi vendimin në Apel, duke e dënuar me 25 vite burg. Por, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, i fali atij 5 vite burg, duke i njohur uljet nga amnistia, dhe duke e liruar përfundimisht më 22 shkurt 2019. 

Por liria zgjati shumë pak….

Një natë më parë, Billa mori rrugën për tek qendra “Kristal”, për të takuar të motrën, por nuk mbërriti kurrë. Në orën 21:48, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori dhe pas disa sekondash ishte i vdekur. Nuk dihen ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alma duka ekzekutohet hekuran billa hekuran billa alma duka ekzekutohet hekuran billa hekuran billa

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 17:03

TIRANË– Motra e Hekuran Billës, personi i fundit që ia dëgjoi zërin para ekzekutimit, ka zbërthyer telefonatën që patën mbrëmjen e kaluar. Përballë g...